"EURO 2024" - Grupi B Shqipëria
E renditur në mesin e vendeve që ka shënuar ngjitje në futbollin botëror në vitet e fundit, Shqipëria do të tentojë të bëjë surprizë në "EURO 2024"

Istanbul
SÜHA GÜR
Shqipëria e cila do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Futbollit "EURO 2024" që do të mbahet në Gjermania në datat 14 qershor-14 korrik, do të marrë pjesë për herë të dytë në një kampionat evropian, raporton Anadolu.
E renditur në mesin e vendeve që ka shënuar ngjitje në futbollin botëror në vitet e fundit, Shqipëria do të tentojë të bëjë surprizë në "EURO 2024".
Lufta për t'u kualifikuar në kampionat e kuqezinjve që do të përballen me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, si dhe lojtarët kryesorë, historiku i turneut dhe detajet lidhur me skuadrën janë si më poshtë:
- Lufta për t'u kualifikuar në kampionat
Shqipëria arriti sukses të rëndësishëm dhe e mbylli grupin e saj si kryesuese në luftën e saj në Grupin E, ku përfshiheshin Polonia dhe Çekia, në kualifikueset për "EURO 2024".
Nën drejtimin e trajnerit brazilian Sylvinho, Shqipëria i nisi grupet me disfatë në fushën kundërshtare ndaj Polonisë dhe më pas mbeti e pamposhtur në 7 ndeshjet e zhvilluara.
Në periudhën në fjalë skuadra kuqezi, pati 4 fitore dhe 3 barazime, ndërsa përfundoi grupin e saj në krye me 15 pikë dhe fitoi të drejtën e pjesëmarrjes për herë të dytë në një kampionat. Shqipëria në grupin e saj shënoi 12 gola ndërsa pësoi vetëm 4 gola.
Rezultatet e kuqezinjve në kualifikuese janë si më poshtë:
Poloni - Shqipëri 1-0
Shqipëri - Moldavi 2-0
Ishujt Faroe - Shqipëri 1-3
Çeki - Shqipëri 1-1
Shqipëri - Poloni 2-0
Shqipëri - Çeki 3-0
Moldavi - Shqipëri 1-1
Shqipëri - Ishujt Faroe 0-0
- Do të paraqiten emra të njohur
Ekipi i Kombëtares së Shqipërisë, në skuadrën e saj përfshin emra të njohur që luajnë në Türkiye.
Ndërsa Kristjan Asllani nga Interi dhe lojtari i Chelsea-t, Armando Broja, i cili luan në formë huazimi te Fulham janë ndër emrat më të njohur të skuadrës, vihet në dukje se në eliminatore tërhoqi vëmendje Jasir Asani, i cili luan për skuadrën Gwangju të Koresë së Jugut.
Krahas këtyre lojtarëve, në kampionat për kombëtaren do të paraqiten edhe Ernest Muçi, i cili luan për Beşiktaşin dhe Rey Manaj, sulmuesi i Sivassporit.
- Skuadra
Në skuadrën e gjerë të Kombëtares së Shqipërisë janë këta emra:
Etrit Berisha (Empoli), Thomas Strakosha (Brentford), Elhan Kastrati (Cittadella), Simon Simoni (Eintracht Frankfurt), Berat Gjimshiti (Atalanta), Elseid Hysaj (Lazio), Ivan Balliu (Rayo Vallecano), Ardian Ismajli (Empoli), Arlind Ajeti (Cluj), Naser Aliji (Voluntari), Mario Mitaj (Lokomotiv Moska), Enea Mihaj (Famalicao), Marash Kumbulla (Sassuolo), Amir Abrashi (Grasshopper), Kristjan Asllani (Inter), Nedim Bajrami (Sassuolo), Medon Berisha (Lecce), Klaus Gjasula (Darmstadt), Qazim Laçi (Sparta Prag), Ernest Muçi (Beşiktaş), Ylber Ramadani (Lecce), Jasir Asani (Gwangju), Armando Broja (Fulham/Chelsea), Mirlind Daku (Rubin Kazan), Arbër Hoxha (Dinamo Zagreb), Rey Manaj (EMS Yapı Sivasspor), Taulant Seferi (Baniyas).
- Historiku i turneut
Ekipi i Kombëtares së Shqipërisë u kualifikua për herë të dytë në një kampionat evropian të futbollit.
Shqipëria mori pjesë për herë të parë në një kampionat evropian në vitin 2016 dhe i dha lamtumirën turneut duke e kompletuar grupin e saj me 1 fitore dhe 2 humbje.
Në ndeshjet në fjalë Shqipëria shënoi 1 gol dhe pësoi 3 gola.
- Kalendari i ndeshjeve
Programi i ndeshjeve që Shqipëria do të luajë në Grupin B të "EURO 2024" është si më poshtë:
15 Qershor:
21:00 Itali - Shqipëri
19 Qershor:
15:00 Kroaci - Shqipëri
24 Qershor:
21:00 Shqipëri - Spanjë
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.