Ekip
11 Tetor 2019•Përditësim: 12 Tetor 2019
Ka përfunduar me rezultat 1-0, ndeshja mes Turqisë dhe Shqipërisë në kuadër të eliminatoreve për kampionatin e futbollit "Euro 2020", raporton Anadolu Agency (AA).
Të dyja skuadrat janë mbështetur nga tifozët e tyre duke krijuar atmosferë festive në stadium dhe jashtë tij.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Cenk Tosun për Turqinë në minutën e 90-të.
Për fazën eliminatore të "EURO 2020" Shqipëria dhe Turqia janë në grupin H, së bashku me Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën.
Me këto ndeshje Turqia radhitet e para me 18 pikë, Franca e dyta gjithashtu me 18 pikë. Vendin e tretë e ka Islanda me 12 pikë, ndërsa Shqipëria radhitet e katërta me 9 pikë.
Dy vendet e fundit u takojnë Andorrës dhe Molldavisë me nga 3 pikë.