Sport

Chris Smalling në Manchester United deri më 2022

Klubi nga Old Trafford përmes një kumtese njoftoi se Smalling, të cilit këtë vit i skadoi kontrata, ka nënshkruar kontratë të re me Manchester United e cila vlen deri në vitin 2022

Doga Kirmizioglu  | 16.12.2018 - Përdıtësım : 16.12.2018
Chris Smalling në Manchester United deri më 2022

Londër

LONDËR (AA) - Klubi anglez i futbollit Manchester United vazhdoi kontratën me mbrojtësin Chris Smalling deri në vitin 2022, raporton Anadolu Agency (AA).

Klubi nga Old Trafford përmes një kumtese njoftoi se Smalling, të cilit këtë vit i skadoi kontrata, ka nënshkruar kontratë të re me Manchester United e cila vlen deri në vitin 2022.

Në vitin 2010, lojtari i përfaqësueses së Anglisë nga Fulham erdhi në radhët e "djajve të kuq", dhe që atëherë, ai regjistroi 307 ndeshje dhe 18 gola.

Futbollisti me përvojë regjistroi 31 paraqitje për kombëtaren e Anglisë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın