Abdulbesar Ademi
26 shkurt 2026•Përditësim: 26 shkurt 2026
Ekipi slloven Celje ka arritur fitoren me rezultat 3-2 ndaj ekipit kosovar Drita, në ndeshjen e kthimit të fazës “play-off” në kuadër të UEFA Ligës së Konferencave, të zhvilluar në stadiumin “Arena Z’dezele” në Celje të Sllovenisë, transmeton Anadolu.
Me këtë rezultat, Celje arriti të ruajë avantazhin dhe të kualifikohet më tej në garë, duke marrë parasysh edhe fitoren në ndeshjen e parë ndaj Dritës po ashtu me rezultat 3-2.
Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultat 3-1 në favor të vendasve, pasi Celje kaloi në epërsi në minutën e 5-të, ndërsa dyfishoi avantazhin në minutën e 18-të. Drita reagoi duke ngushtuar rezultatin në 2-1 në minutën e 28-të, por ekipi slloven arriti të shënojë edhe golin e tretë para përfundimit të pjesës së parë, përkatësisht në minutën e 43-të.
Në pjesën e dytë, Drita tentoi të rikthehej në lojë pasi në minutën e 51-të arriti të shënojë golin e dytë, duke e çuar rezultatin në 3-2, por nuk arriti të barazojë shifrat deri në fund të takimit.
Me këtë fitore, Celje siguroi kualifikimin në fazën tjetër të garës, ndërsa Drita eliminohet nga UEFA Liga e Konferencave.