Dejan Maksimoviç
28 Mars 2018•Përditësim: 28 Mars 2018
PEKIN (AA) - Strategu italian Fabio Capello (71) pas më pak se një viti u largua nga posti i trajnerit në klubin kinez Jiangsu Suning, transmeton Anadolu Agency (AA).
Capello mori Jiangsu në qershor të vitit 2017 kur klubi ishte në zonën e rënies nga liga dhe arriti që ta nxjerrë në "ujëra më të qeta".
Megjithatë, ai hapi sezonin e ri me dy humbje në tre xhiro dhe erdhi deri tek ndërprerja e bashkëpunimit midis ekspertit italian dhe klubit të ligës së parë kineze.
"I dëshirojmë gjitha të mirat zotëri Capellos. Faleminderit për kontributin tuaj dhe shumë fat në të ardhmen", thuhet në profilin e Instagram të Jiangsu.
Capello në karrierën e tij si trajner udhëhoqi dy herë Milanon dhe Real Madrid, pastaj Romën, Juventusin dhe tani Jiangsu.
Ai ishte gjithashtu edhe trajner i Anglisë dhe Rusisë.