Sport

Britania e Madhe, stacioni i radhës në Formula 1

Do të mbahen 52 xhiro në pistën Silverstone 5.891 metra në rajonin Northamptonshire të Britanisë së Madhe, ndërsa gara do të zhvillohet më 14 korrik të dielën në orën 15:10

Yunus Kaymaz   | 12.07.2019
Britania e Madhe, stacioni i radhës në Formula 1

Stamboll

Emocionet e kampionatit botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e 10-të që do të zhvillohet në Britaninë e Madhe, raporton Anadolu Agency (AA).

Xhirot e renditjes së garës do të zhvillohen nesër në orën 15:00 ku do të mbahen 52 xhiro në pistën Silverstone 5.891 metra në rajonin Northamptonshire të Britanisë së Madhe, ndërsa gara do të zhvillohet më 14 korrik të dielën në orën 15:10.

Mercedes, kampioni i klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve në 5 vitet e fundit ka arritur në vendin e parë edhe në 8 garat e para në vitin 2019.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve para Grand Prix-it të Francës janë si më poshtë:

- Klasifikimi i pilotëve

1. Lewis Hamilton (Britani): 197 pikë

2. Valtteri Bottas (Finlandë): 166

3. Max Verstappen (Holandë): 126

4. Sebastian Vettel (Gjermani): 123

5. Charles Leclerc (Monaco): 105

- Klasifikimi i ekipeve

1. Mercedes: 363 pikë

2. Ferrari: 228

3. Red Bull: 169

4. McLaren: 52

5. Renault: 32

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın