Sport

Mbetet në fuqi vendimi i UEFA-s për klubin Skënderbeu

Në njoftimin zyrtar të CAS-it thuhet se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga klubi shqiptar i futbollit Skënderbeu

Fatjon Cuka  | 12.07.2019 - Përdıtësım : 16.07.2019
Mbetet në fuqi vendimi i UEFA-s për klubin Skënderbeu

Tiranë

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), ka lënë në fuqi vendimin e Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) për dënimin e Klubit të Futbollit Skënderbeu me 10 vite përjashtim nga kupat e UEFA-s si dhe 1 milion euro gjobë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin zyrtar të CAS-it thuhet se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga klubi shqiptar i futbollit Skënderbeu.

Më tej në njoftim theksohet se "Klubi Skënderbeu ishte përgjegjës për aktivitetet e trukimit të ndeshjeve dhe se kanë arritur në përfundimin se sanksionet e imponuara në vendimin e Komisiont të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s ishin në mënyrë proporcionale dhe të justifikuar".

Kujtojmë se në mars të vitit 2018 Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) vendosi për përjashtimin e Klubit të Futbollit Skënderbeu nga kompeticionet e UEFA-s për një periudhë 10 vjeçare dhe caktimin e një mase disiplinore financiare në vlerën 1 milion euro nën akuzat për trukim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın