BALLKANI

Shqipëri, Turqia ndihmon familjet në nevojë me rastin e Kurban Bajramit

Mishi i kurbanit me rastin e festës së Kurban Bajramit u dhurua për fëmijët që janë pjesë e Shoqatës Kombëtare të Prindërve për Kujdesin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara të Shqipërisë (SHKPKFAKSH)

Fatjon Cuka  | 21.07.2021 - Përdıtësım : 22.07.2021
Shqipëri, Turqia ndihmon familjet në nevojë me rastin e Kurban Bajramit Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Zyra e Këshilltarit të Çështjeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë ka shpërndarë pako me mish të kurbanit për familjet në nevojë në Shqipëri, me kontributin e Fondacionit të Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV), raporton Anadolu Agency (AA).

Mishi i kurbanit me rastin e festës së Kurban Bajramit u dhurua për fëmijët që janë pjesë e Shoqatës Kombëtare të Prindërve për Kujdesin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara të Shqipërisë (SHKPKFAKSH).

Këshilltari për Çështjet Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, Bekir Yanılmaz, gjatë aktivitetit të ndarjes së pakove me mish kurbani iu uroj festën e Kurban Bajramit të pranishmëve.

"Kurban Bajrami është dashuri, qetësi dhe harmoni ndërmjet myslimanëve. Kjo ditë e sotme do të thotë bashkëpunim dhe ndihmë ndërmjet myslimanëve. Sot jemi këtu për të dorëzuar pakot me mish që ka dhënë Fondacionit të Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë. Rroftë vëllazëria ndërmjet dy vendeve", u shpreh Yanılmaz.

Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Prindërve për Kujdesin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara të Shqipërisë, Shefqet Taku, gjatë fjalës së tij falënderoi institucionet turke për ndihmën e vazhdueshme ndaj familjeve në nevojë.

"Falënderojmë Qeverinë turke, Ambasadën turke, Parlamentin turk që me përzemërsinë më të madhe kanë ndihmuar vëllezërit dhe motra shqiptare që kur ne jemi miq e vëllezër me popullin vëlla turk”, tha Taku.

Me kontributin e TDV-së janë shpërndajë 202 pako me mish kurbani për familjet që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara dhe familje të tjera në nevojë në Qarkun e Tiranës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.