Ekip
23 Janar 2016•Përditësim: 24 Janar 2016
LONDËR (AP) - Një deputet opozitar thotë se marrëveshja e Google me Britaninë lidhur me tatimin është e pakuptimtë dhe e padrejtë për tatimpaguesit, transmeton AnadoluAgency (AA).
John McDonnell, zëdhënësi për çështjet ekonomike në Partinë Laburiste, i bëri thirrje Zyrës Kombëtare për Auditim që të hetojë rastin.
"Duke marrë parasysh analizat e pavarura, krijova përshtypjen se kjo shumë është relativisht e parëndësishme krahasuar me atë që vërtetë është dashur të paguhet” tha McDonnell.