"Botërori 2018", Shqipëria mposht Izraelin
Goli i shënuar në minutën e 71-të nga Ledian Memushaj i dhuroi Shqipërisë një nga fitoret e rëndësishme në ndeshjet kualifikuese për "Botërorin 2018"

Tiranë
TIRANË (AA) - Në ndeshjen kualifikuese për "Botërorin 2018" , Kombëtarja e Shqipërisë ka realizuar një fitore spektakolare me rezultatin 0-3 në përballjen me Izraelin, duke u ngjitur në vendin e tretë në grupin G me nëntë pikë, raporton Anadolu Agency (AA).
Futbollistët e kombëtares Shqipëtare kanë dominuar në fushë gjatë gjithë ndeshjes, ku Armando Sadiku në pjesën e parë me dy golat e tij në minutat 22 dhe 44 kaloi kuqezinjtë në avantazh.
Goli i shënuar në minutën e 71-të nga Ledian Memushaj i dhuroi Shqipërisë një nga fitoret e rëndësishme në ndeshjet kualifikuese për "Botërorin 2018".
Më këtë fitore Shqipëria ngjitet në vendin e tretë në grupin G, ku bëjnë pjesë Spanja, Italia, Izraeli, Maqedonia dhe Lihtenshtejni.