Selçuk Buğra Gökalp
30 maj 2022•Përditësim: 30 maj 2022
Boston Celtics i mbijetoi finales së Konferencës Lindore të NBA-së dhe fitoi serinë 4-3 kundër Miami Heat me një fitore prej 100-96 në ndeshjen e 7 të së dielës, duke avancuar kështu në finalen e madhe të NBA-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Jayson Tatum, Jaylen Brown dhe Marcus Smart çuan Celticsin në finalen e NBA-së duke shënuar përkatësisht 26, 24 dhe 24 pikë në FTX Arena në Miami.
Smart tha: "Kjo është e mahnitshme! Më në fund e kaluam kodrinën" ndërsa Tatum shtoi se "Të kapërcesh kodrinën me këtë grup, do të thotë gjithçka".
"Sot ishte testi më i madh", tha Brown.
35 pikët e Jimmy Butler dhe performanca e Bam Adebayo me 24 pikë dhe 11 kërcime për Heat nuk ishin të mjaftueshme që ata të arrinin në finale, ku për herë të fundit ishin në vitin 2020.
Boston Celtics do të përballen me Golden State Warriors në ndeshjen e parë të finales së NBA-së në Chase Center në San Francisko të enjten.