Emre Aşıkçı
30 maj 2022•Përditësim: 31 maj 2022
Nottingham Forest siguroi rikthimin në Premier Ligën angleze pas 23 vitesh me fitoren minimale 1:0 kundër Huddersfield, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshja u luajt në stadiumin "Wembley" ndërsa ishte autogoli i Levi Colwill në minutën e 43-të i cili e dërgoi Nottingham Forestin në ligën më të mirë të futbollit anglez.
Nottingham Forest iu bashkua fituesit të kampionatit Fulham dhe skuadrës së vendit të dytë Bournemouth si klubi i tretë që u ngjit në Premier Ligë.