Sport

Sergio Agüero regjistron golin e 177-të, hyn në historinë e Premier Ligës angleze

Sulmuesi argjentinas nga skuadra Manchester City ka shënuar 177 gola në Premier Ligën angleze duke u bërë golashënuesi më i mirë në mesin e futbollistëve të huaj

Can Erözden  | 13.01.2020 - Përdıtësım : 14.01.2020
Sergio Agüero regjistron golin e 177-të, hyn në historinë e Premier Ligës angleze

Ankara

Sulmuesi argjentinas nga skuadra Manchester City, Sergio Agüero, ka hyrë në historinë e Premier Ligës angleze duke shënuar 177 gola dhe duke u bërë golashënuesi më i mirë në kategorinë e futbollistëve të huaj, transmeton Anadolu Agency (AA).

31-vjeçari Agüero shënoi tre gola kundër Aston Villas në ndeshjen e së dielës, në të cilën Manchester City shënoi fitore me rezultat 6-1.

Pas fitores bindëse, City radhitet i dyti me 47 pikë, ndërsa në vend të parë është Liverpool i cili ka fituar 61 pikë në 21 ndeshje.

Agüero ka tejkaluar legjendën franceze të futbollit, Thierry Henry, i cili ka shënuar 175 gola në ligën angleze.

42-vjeçari Henry, ish-sulmuesi i Arsenalit, aktualisht drejton klubin Montreal Impact, njërin nga klubet kanadeze që garojnë në ligën e parë amerikane.

Agüero luan për skuadrën e City-t që nga korriku i vitit 2011.

Përpos kësaj, Agüero me 177 golat e shënuar radhitet i katërti në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në Premier Ligën angleze.

Ai ndan pozitën e katërtë me ish-futbollistin dhe drejtuesin aktual të Chelsea-t, Frank Lampard, i cili gjithashtu shënoi 177 gola gjatë karrierës së tij. Lampard u tërhoq nga futbolli në shkurt të vitit 2017.

49-vjeçari Alan Shearer është akoma golashënuesi më i mirë i Premier Ligës angleze. Ish-sulmuesi i Newcastle United ka shënuar 260 gola gjatë karrierës së tij, një rekord që vështirë se mund të arrihet.

10 golashënuesit e huaj më të mirë në Premier Ligën angleze

FutbollistiKombësiaGolat e shënuar
1- Sergio Agüero Argjentinë177
2- Thierry Henry Francë175
3- Robin Van Persie Holandë144
4- Jimmy Floyd Hasselbaink Holandë 127
5- Robbie Keane Irlandë126
6- Nicolas Anelka Francë 125
7- Dwight YorkeTrinidad dhe Tobago 123
8- Romelu Lukaku Belgjikë113
9- Ryan Giggs Uells109
10- Didier Drogba Bregu i Fildishtë104

*Të gjitha statistikat janë marrë nga "premierleague.com"

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.