Sport

NBA, Celtics mundin Philadelphian përkundër mungesës së Irving

Boston Celtics mundën në terren mysafir Philadelphia 76ers me rezultatin e ngushtë 112-109, përkundër mungësës së "playmakerit" të tyre All-Star, Kyrie Irving

Can Erözden  | 13.02.2019 - Përdıtësım : 13.02.2019
NBA, Celtics mundin Philadelphian përkundër mungesës së Irving

Ankara

ANKARA (AA) - Boston Celtics mundën në terren mysafir Philadelphia 76ers me rezultatin e ngushtë 112-109, përkundër mungësës së "playmakerit" të tyre All-Star, Kyrie Irving, i cili mungoi nga shkaku i dëmtimit të gjurit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mungesë të Irvingut, i cili pësoi në ndeshjen e së shtunës kundër Los Angeles Clippers, në ekipin e Bostonit spikati Gordon Hayward duke shënuar 26 pikë, por një paraqitje të shkëlqyer pati edhe Al Horford me 23 pikë të shënuara dhe 8 kërcime.

Edhe Jayson Tatum kontribuoi në fitoren e Bostonit duke shënuar një "dyfishe të dyfishtë", 20 pikë dhe 10 kërcime.

Te vendasit, ylli i skuadrës së 76ers, Joel Embiid shënoi i 23 pikë dhe 14 kërcime ndërsa Jimmy Butler 22 pikë dhe nëntë kërcime, të cilat megjithatë nuk ishin të mjaftueshme.

Të dyja skuadrat tani janë në kuotën prej 36 fitore dhe 21 humbje.

- Rezultatet

Atlanta Hawks - Los Angeles Lakers: 117-113

Philadelphia 76ers - Boston Celtics: 109-112

Memphis Grizzlies - San Antonio Spurs: 107-108

New Orleans Pelicans - Orlando Magic: 88-118

Golden State Warriors - Utah Jazz: 115-10

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.