Sport

NBA, Harden dhe Westbrook sjellin fitoren e Rockets ndaj Celtics

Harden shënoi 42 pikë kurse Westbrook 36 pikë duke çuar në fitoren e shtatë radhazi të Rockets ndaj Celtics

Fatih Erel   | 12.02.2020
NBA, Harden dhe Westbrook sjellin fitoren e Rockets ndaj Celtics

Stamboll

James Harden shënoi 42 pikë ndërsa Houston Rockets shënoi fitoren e shtatë radhazi ndaj Boston Celtics në ndeshjen e NBA-së të martën, raporton Anadolu Agency (AA).

Houston Rockets mundi Boston Celtics 116:105 në terren vendas pasi vetëm Harden dhe Russell Westbrook së bashku shënuan 78 pikë.

Harden pati 8 kërcime dhe 7 asiste ndërsa Westbrook shënoi 36 pikë.

Gordon Hayward i Celtics shënoi 20 pikë dhe Jaylen Brown arriti 19 pikë.

Rackets kanë 34 fitore dhe 20 humbje, një rezultat mjaft i mirë për vendin e 5-të në Konferencën Perëndimore.

Boston Celtics, ndërkohë ka 37 fitore dhe 16 humbje, duke siguruar vendin e 3-të në Konferencën Lindore.

Rezultatet e së martës:

Philadelphia 76ers - Los Angeles Clippers 110:103

Washington Wizards - Chicago Bulls 126:114

New Orleans Pelicans - Portland Trail Blazers 138:117

Oklahoma City Thunder - San Antonio Spurs 106:114

Houston Rockets - Boston Celtics 116:105


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın