Kemal Zorlak
02 Prill 2016•Përditësim: 03 Prill 2016
SARAJEVË (AA) – Klubi spanjoll i futbollit Barcelona në ndeshjen e sontme të njohur si El Clasico do t’i shpreh nderime ish-lojtarit dhe trajnerit holandez Johan Cruyff, i cili më 24 mars ndërroi jetë në moshën 68 vjeçare, pas betejës së shkurtër me kancerin në mushkëri, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga klubi katalunjas theksojnë se para El Clasicos me Real Madridin në tribunat e Nou Camp-it do të shfaqet një mozaik i madh me imazhin e Cruyff-it.
Po ashtu, në display-in e stadiumit Nou Camp, sonte para rreth 90 mijë spektatorëve do të paraqitet edhe mbishkrimi “Johan, faleminderit”, ndërsa i njëjti mbishkrim do të jetë edhe në fanellat e lojtarëve të Barcelonës.
Ndryshe, pas informacioneve për vdekjen e Cruyff-it praktikisht mbarë bota e futbollit në mënyra të ndryshme i shprehu nderime.
Shumica e konsideronin si futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave. Cruyff përveç për ekipin katalunjas ka luajtur edhe për Ajax-in, Los Angeles Aztecs, Washington Diplomats, Levante dhe Feyenoord.
Në fanellën e kombëtares së Holandës ka luajtur 48 ndeshje dhe ka shënuar 33 gola. Si tajner ka qenë në pankinën e Ajax-it, Barcelonës dhe përfaqësuesen e Katalunjës.