Amina Zorniç
04 Prill 2016•Përditësim: 04 Prill 2016
LONDËR (AA) - Kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney i cili nga muaji shkurt është jashtë fushës për shkak të një lëndimi në gju thotë se ende "ka shumë për t'i ofruar klubit dhe vendit të tij", raporton Anadolu Agency (AA).
Siç shkruan e përditshmja britanike "The Guardian", kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney së shpejti do të jetë në gjendje të bashkohet me bashkëlojtarët e tij në fushë pas gati dy muaj të shërimit.
"Mendoj se unë ende kam fuqi për vitet që vijnë", tha Rooney për revistën futbollistike PFA's 4 Player, në një intervistë të publikuar sot.
Ai shtoi se do "të vazhdojë të përpiqet të jetë i suksesshëm dhe për të arritur qëllimet e dëshiruara".