Sport

Austria stacioni i radhës në Formula 1

- Gara do të mbahet me 71 xhiro në pistën Red Bull Ring me një gjatësi prej 4,32 kilometrash të dielën më 29 qershor në orën 15:00

Selçuk Buğra Gökalp  | 27.06.2025 - Përdıtësım : 27.06.2025
Austria stacioni i radhës në Formula 1

Ankara

ANKARA (AA) - Emocioni në Kampionatin Botëror 2025 në Formula 1 do të vazhdojë me Çmimin e Madh të Austrisë, etapën e 11-të të sezonit, raporton Anadolu.

Gara do të mbahet me 71 xhiro në pistën Red Bull Ring me një gjatësi prej 4,32 kilometrash. Xhirot e renditjes do të mbahen të shtunën në orën 16:00, ndërsa gara të dielën më 29 qershor në orën 15:00.

Deri më tani në sezon, piloti i McLaren, Oscar Piastri ka pesë fitore, ndërsa shoku i skuadrës Lando Norris 2, piloti i Mercedes, George Russell një fitore dhe kampioni i fundit, piloti i Red Bull, Max Verstappen dy fitore.

Përpara Çmimit të Madh të Austrisë, pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe skuadrave janë si në vijim:


- Pilotët

1. Oscar Piastri (Australi): 198 pikë

2. Lando Norris (Britani e Madhe): 176

3. Max Verstappen (Holandë): 155

4. George Russell (Britani e Madhe): 136

5. Charles Leclerc (Monako): 104


- Ekipet

1. McLaren: 374

2. Mercedes: 199

3. Ferrari: 183

4. Red Bull: 162

5. Williams: 55

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.