Fatih Erel
02 Korrik 2025•Përditësim: 02 Korrik 2025
Trajneri holandez Giovanni van Bronckhorst, u bë ndihmës trajner i ekipit të Premierligës Angleze, Liverpool, transmeton Anadolu.
Sipas njoftimit të bërë nga klubi, Van Bronckhorst i bashkohet stafit teknik të trajnerit Arne Slot në Liverpooli përpara sezonit 2025-26.
Trajneri holandez do të jetë në stafin teknik të ekipit kampion të Premierligës Angleze si ndihmës trajner sezonin e ardhshëm.
Giovanni van Bronckhorst vitin e kaluar ishte trajneri i klubit turk Beşiktaş.