Ercan Doğan
28 Mars 2022•Përditësim: 29 Mars 2022
Arbitri shqiptar Enea Jorgji do të drejtojë ndeshjen miqësore mes kombëtareve të Turqisë dhe Italisë në futboll, që do të luhet nesër, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit në ueb-faqen e Federatës së Futbollit të Turqisë, në ndeshjen mes Turqisë dhe Italisë që do të zhvillohet nesër në ora 19:45 në Stadiumin "Konya Büyükşehir", arbitër do të jetë Enea Jorgji nga Federata e Futbollit të Shqipërisë.
Ndihmësit e Jorgjit do të jenë Dojando Myftari dhe Ilir Tartaraj. Arbitri i katërt i ndeshjes do të jetë Juxhin Xhaja.