Sport

Andreescu mposht Serena Williamsin dhe fiton në US Open

Tenistja 19-vjeçare mposhti Williamsin në sete 6-3, 7-5, duke u bërë kanadezja e parë që fiton titullin

Dilara Hamit   | 08.09.2019
Andreescu mposht Serena Williamsin dhe fiton në US Open ( Lev Radin - Anadolu Agency )

Ankara

Serena Williams u mposht në sete 6-3, 7-5, në finalen për femra në U.S. Open të shtunën nga tenistja kanadeze Bianca Andreescu, raporton Anadolu Agency (AA).

Në finalen e turneut për femra të zhvilluar në New York, Williams u përball me Andreescun, e cila është vetëm 19 vjeçe.

Andreescu u bë fituesja e parë në histori që një kanadeze fiton Grand Slam-in.

Andreescu as nuk kishte lindur kur Williams fitoi titullin e saj të parë në vitin 1999 në U.S. Open.





Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın