Fatjon Cuka
08 Shtator 2019•Përditësim: 08 Shtator 2019
Shqipëria ka humbur ndeshjen me Francën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian në Futboll "EURO 2020", raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshja e zhvilluar në "Stade de France" ka përfunduar me rezultatin 4-1 në favor të kampionit të fundit botëror, ku golat për ekipin francez u shënuan nga Kingsley Coman, Olivier Giroud dhe Jonathan Ikoné.
Goli i vetëm për Kombëtaren e Shqipërisë u shënua nga Sokol Çikalleshi.
Para ndeshjes, himni kombëtar i Shqipërisë u ngatërrua dy herë, ku në vend të tij u intonua i Andorrës dhe Armenisë.
Shqipëria ndeshjen e radhës e ka më 10 shtator përballë Islandës në "Elbasan Arena".
Për fazën eliminatore të "EURO 2020" Shqipëria është në grupin H, së bashku me Turqinë, Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën.