Yunus Kaymaz
09 Dhjetor 2021•Përditësim: 10 Dhjetor 2021
Çmimi i Madh i Abu Dhabi-t do të jetë pjesë e kalendarit të Formula 1 deri në vitin 2030, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin nga Formula 1 thuhet se me Çmimin e Madh të Abu Dhabi-t, i cili ka hyrë në vitin 2009 në kalendarin garave, është arritur një marrëveshje e re që do të vazhdojë deri në vitin 2030.
Kreu i Formula 1, Stefano Domenicali, theksoi se organizatorët organizuan çdo vit një shfaqje të pabesueshme për garën e fundit të sezonit.
"Bashkuar me ndryshimet e bëra për të përmirësuar garat, ne jemi të emocionuar që do të jemi në pistën Yas Marina edhe në vitet në vijim", tha Domenicali.
Pista Yas Marina të dielën do të jetë nikoqir i garës së 22-të dhe të fundit të sezonës.
Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen dhe piloti britanik i Mercedes, Lewis Hamilton, garën do ta fillojnë me pika të njëjta (369,5).