Shkencë dhe Teknologji

Microsoft zhvillon bisedime për të blerë degën e TikTok në SHBA

Kompania, sipas deklaratës, është duke zhvilluar bisedime për blerjen e të drejtës së shërbimeve dhe të drejtën e veprimit në SHBA, Kanada, Australi dhe Zelanda e Re

Büşra Selvi Öğütcen  | 03.08.2020 - Përdıtësım : 04.08.2020
Microsoft zhvillon bisedime për të blerë degën e TikTok në SHBA

Ankara

Microsoft, një nga kompanitë kryesore të teknologjisë në SHBA, njoftoi se ka filluar bisedimet për të blerë degën amerikane të aplikacionit TikTok të kompanisë kineze "ByteDance", transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga Microsoft, thuhet se CEO i kompanisë Satya Nadella, ka takuar presidentin amerikan Donald Trump.

Në takim janë trajtuar shqetësimet e Trump në lidhje me sigurinë dhe censurimin.

Më tej në deklaratë bëhet e ditur se pas takimit mes Trump dhe Nadella, kanë filluar hulumtimet rreth blerjes së degës amerikane të TikTok.

Kompania, sipas deklaratës, është duke zhvilluar bisedime për blerjen e të drejtës së shërbimeve dhe të drejtën e veprimit në SHBA, Kanada, Australi dhe Zelanda e Re.

Bisedimet pritet të zhvillohen deri më 15 shtator.

Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë nuk bëri ndonjë vlerësim rreth deklaratës së Microsoft.

- Diskutimet për ndalimin e TikTok

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në fillim të korrikut kishte njoftuar se planifikojnë ndalimin e rrjeteve sociale me origjinë kineze përfshirë edhe aplikacionin TikTok.

Ndërsa Trump kishte theksuar se janë duke trajtuar çështjen në lidhje me ndalimin e TikTok për shkak të lidhjes së saj me administratën kineze.

Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, nga ana tjetër, kishte theksuar se kanë disa zgjidhje dhe se do t'i ofrojnë Trumpit një propozim.

TikTok në mbarë botën dhe SHBA-të ka 800 milionë përdorues aktivë, ndërsa pretendohet se informacionet personale të përdoruesve i ndan me administratën kineze.

Shumë ekspertë amerikanë janë të mendimit se kompania "përbën kërcënim në sigurinë kombëtare të SHBA-së".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın