Riyaz Khaliq
23 Korrik 2020•Përditësim: 23 Korrik 2020
Kina sot lansoi misionin e saj të parë në planetin Mars, transmeton Anadolu Agency (AA).
Misioni i quajtur Tianwen-1 u lansua mbi raketën bartëse Long March-5 Y4 nga Qendra e Lansimit Hapësinor Wenchang në provincën Hainan në jug të Kinës, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.
Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës bëri të ditur se pas fluturimit për afro 2.000 sekonda, anija kozmike hyri në orbitën e planifikuar të transferimit Tokë-Mars, duke filluar zyrtarisht udhëtimin e saj drejt Planetit të Kuq, i cili vlerësohet të zgjasë afërsisht 7 muaj.
Përgatitjet për misionin e parë për eksplorimin e Marsit përfunduan javën e kaluar, misioni i parë në botë që ka për qëllim të dërgojë një anije kozmike e projektuar për të shkuar në orbitë.
Studiuesit kinezë të hapësirës thanë se sonda Tianwen-1 Mars pritet të arrijë në fushën e gravitetit të Marsit në shkurt të vitit 2021.
Raketa transportuese Long March-5 është mjeti më i madh i lansimit të Kinës dhe është hera e parë që raketa do të vihet në "përdorim praktik" dhe e cila u transportua në mënyrë vertikale në Qendrën e Lansimit Hapësinor Wenchang të premten. Raketa më parë ishte testuar tri herë.