Bota, Koronavirusi

Kina kryen mbi 6.5 milionë teste të COVID-19 në Wuhan

Autoritetet kanë kryer testin e koronavirusit të mbi gjysmës së popullatës së qytetit

Handan Kazancı  | 26.05.2020 - Përdıtësım : 26.05.2020
Kina kryen mbi 6.5 milionë teste të COVID-19 në Wuhan

Ankara

Autoritet kineze në Wuhan, ku për herë të parë u shfaq koronavirusi i ri (COVID-19), kanë kryer testin për më shumë se gjysmën e popullatës në 10 ditët e fundit, sipas mediave lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke cituar autoritetet lokale, agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua raporton se janë kryer mbi 6.5 milionë teste për të kontrolluar infeksionin e koronavirusit në qytetin me rreth 11 milionë banorë.

Testet janë kryer nga datat 14 deri 23 maj.

Koronavirusi i ri është përhapur në të gjithë botën. SHBA, Rusia, Brazili dhe disa vende Evropiane janë ndër më të goditurat.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın