Shëndetësi, Sport

Pas Ronaldos edhe Pogba reagon ndaj pijeve të pashëndetshme në EURO 2020

Yjet e futbollit Ronaldo dhe Pogba shmangën anash pijet të cilat konsiderohen të dëmshme për shëndetin gjatë konferencës për media në EURO 2020

Selçuk Buğra Gökalp   | 16.06.2021
Pas Ronaldos edhe Pogba reagon ndaj pijeve të pashëndetshme në EURO 2020

Ankara

Gjatë Kampionatit Evropian EURO 2020, yjet e futbollit reaguan ndaj pijeve jo të shëndetshme të gazuara, me sheqer dhe alkool të vendosura në tryezën para tyre gjatë konferencës për media, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pijet e ekspozuara janë ndër sponsorët e turneut.

Cristiano Ronaldo hoqi pijet e gazuara nga tryeza dhe tha 'Pini ujë', gjatë konferencës për media të martën pas ndeshjes, kur Portugalia shënoi fitore ndaj Hungarisë me rezultatin 3:0.

Reagimi i mesfushorit francez Paul Pogba ndaj pijeve alkoolike në konferencën për media pas ndeshjes në Grupin F, ku Franca mundi Gjermaninë 1:0 të martën, ishte pika kulmore e konferencës për media.

Ronaldo dhe Pogba duke hequr pijet në tryezën para tyre u bënë trend në mediat sociale.

Ronaldo, 36-vjeç, ende në krye

Cristiano Ronaldo, i cili mban shumë rekorde në karrierën e tij profesionale, tërheq vëmendjen për rëndësinë që i jep konsumit të ushqimit të shëndetshëm dhe vazhdon të luajë futboll të nivelit të lartë në moshën 36 vjeçare.

Ronaldo u bë lojtari i parë që luajti në 5 Kampionate Evropiane. Lojtari 36-vjeçar gjithashtu përfaqësoi vendin e tij në turne në 2004, 2008, 2012 dhe 2016.

Ronaldo, i cili shënoi dy gola në ndeshjen e fundit kundër Hungarisë, gjithashtu theu rekordin për shënuesin më të mirë në historinë e kampionateve.

Me 11 golat e shënuara në ndeshjet e Kampionateve Evropiane, Ronaldo arriti rekordin që mbante futbollisti francez Michel Platini.

Sipas hulumtimeve shkencore, pijet me sheqer dhe të gazuara mund të shkaktojnë shumë sëmundje si mbipeshë, prishje të dhëmbëve, diabet, kancer dhe sulme në zemër.

Pijet alkoolike mund të shkaktojnë shumë sëmundje si sëmundje kardiovaskulare, dëmtime të trurit dhe mëlçisë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), alkooli mund të dëmtojë pothuajse çdo organ në trup dhe se 3 milionë vdekje në të gjithë botën shkaktohen nga përdorimi i dëmshëm i alkoolit çdo vit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.