Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 15 raste të reja dhe asnjë viktimë nga COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend është rritur në 155.583, ndërsa numri i viktimave ka mbetur në 5.472

Ekip  | 16.06.2021 - Përdıtësım : 17.06.2021
Maqedoni e Veriut, 15 raste të reja dhe asnjë viktimë nga COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 15 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe asnjë viktimë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend është rritur në 155.583 ndërsa numri i viktimave ka mbetur në 5.472.

Gjatë ditës së fundit 14 pacientë të tjerë fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 149.690 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 421.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 841.125 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.802 teste të kryera brenda ditës së fundit.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.