Malik Hasa
30 Dhjetor 2016•Përditësim: 30 Dhjetor 2016
TIRANË (AA) Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, priti sot në një takim kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim zyrtar nga Presidenca e Shqipërisë, thuhet se takimi Nishani-Ahmeti është zhvilluar gjatë ditës së enjte në selinë e Presidencës.
Sipas njoftimit, në takim u diskutua rreth situatës paszgjedhore në Maqedoni dhe angazhimin e BDI-së në këtë proces.