Kristina Maslareviç
23 Shtator 2016•Përditësim: 24 Shtator 2016
BEOGRAD (AA) – Deputetja e Partisë Demokratike (PDS) në Parlamentin e Serbisë, Sanda Rashkoviç-Iviç, në emër të grupit të saj parlamentar u bëri thirrje qytetarëve të Bosnje e Hercegovinës, më konkretisht të etnitetit të Republikës Srpska (RS) që të dalin të dielën në referendumin e caktuar dhe të votojnë për siç tha ajo, ditën e tyre, "Ditën e Republikës Srpska", raporton Anadolu Agency (AA).
Siç tha ajo, qytetarët kanë të drejtë për një gjë të tillë dhe se nuk duhet patur frikë nga Washingtoni apo Brukseli, aq më pak nga kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe qeveria e tij.
”Rusia ka përkrahur referendumin në RS dhe me këtë Rusia dhe populli i saj janë vënë në anën e popullit serb. Fatkeqësisht, kryetari i qeverisë sonë dhe qeveria e Serbisë nuk morën anën e popullit të saj dhe mbetën në anën tjetër që është një turp i madh”, tha Rashkoviç-Iviç.