Bedrudin Brlyavac
12 Mars 2016•Përditësim: 12 Mars 2016
SHKUP (AA) - Curtis Scaparrotti, i cili aktualisht komandon forcat amerikane të stacionuara në Korenë e Jugut, do të zëvendësojë gjeneralin Philip Breedlove në pozitën e komandantit suprem të NATO-s, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti amerikan Barak Obama të premten emëroi Gjeneralin Scaparrotte në postin e Komandantit Suprem të Forcave të Aleancës Veri-Atlantike.
Pentagoni ka konfirmuar se Scaparrotti në këtë pozitë do të zëvendësojë gjeneralin Philip Breedlove.