Stipe Mayiç
07 Prill 2016•Përditësim: 07 Prill 2016
ZAGREB (AA) - Parlamenti kroat ka shënuar 7-vjetorin e anëtarësimit të Kroacisë në NATO. Folësit në konferencë theksuan rëndësinë e NATO-s në ruajtjen e paqes dhe mbrojtjen e shteteve anëtare, dhe u shpreh kënaqësia me rastin e ftesës që mori Mali i Zi për anëtarësim në NATO, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Parlamentit kroat, Zhelko Reiner tha se Kroacia është në udhëkryq të sfidave që vijnë nga të gjitha anët e botës, dhe në veçanti theksoi krizën e emigrantëve si pasojë e luftës në Siri, si dhe ndikimin e saj në ekonominë e Bashkimit Evropian.
Ai theksoi edhe ngjarjet e fundit tragjike në Paris, Bruksel, Stamboll, Ankara dhe qytete të tjera, janë rezultat i terrorizmit global, që nuk mund të mposhten me metodat tradicionale të mbrojtjes individuale të vendeve.