Aslı Aral
10 Janar 2017•Përditësim: 10 Janar 2017
LONDËR (AA) - Bashkimi i 3 partive ka bërë të mundur formimin e një qeverie në Islandë, ku prej 2 muaj e gjysmë vazhdonte puna për krijimin e koalicionit qeverisës, raporton Anadolu Agency (AA).
Partia për Pavarësi e qendrës së djathtë, Partia Reformatore Liberale dhe partia pro BE-së "Bright Future" kanë formuar koalicionin qeverisës. Ndërkohë kjo qeveri pritet të çojë në referendum tërheqjen e anëtarësimit të vendit në BE vitin e kaluar. Qeveria e re parashikon të dërgojë në parlament propozimin për zhvillimin e referendumit.
Edhe pse në zgjedhjet e kaluara arriti të marrë 21 vende në Parlamentin e Islandës duke dalë kështu partia e parë në zgjedhjet e vitit të kaluar, Partia për Pavarësi e cila është kundër anëtarësimit të vendit në BE, u detyrua të pranojë kushtet e partive të tjera të cilat janë pro anëtarësimit në BE. Në Islandë parlamenti i së cilës ka 63 vende, nevojiten 32 deputetë për formimin e qeverisë së re.
Në zgjedhjet e parakohshme të zhvilluara në shtator të vitit të kaluar asnjë parti nuk mundi të marrë votat e nevojshme për formimin e qeverisë e vetme. Me dorëheqjen e Kryeministrit të vendit ku jetojnë rreth 340 mijë njerëz politika hyri në një fazë të re aktive.
Islanda ka aplikuar në vitin 2009 për anëtarësim në BE, ndërsa në vitin 2015 me pretendimin se anëtarësimi do të sjellë probleme në pjesën më të rëndësishme të ekonomisë së vendit, tërhoq aplikimin.
Islanda prej një kohe të gjatë drejtohet nga qeveri koalicionesh. Në vitet 2009-2013 në vend qeverisën Partia Social Demokrate dhe Partia e Gjelbër, ndërsa në periudhën 2013-2016 në qeveri ishin Partia Progresive dhe ajo e Pavarësisë.