Hasan Esen,İlhan Toprak,Ayhan Şimşek
07 Mars 2016•Përditësim: 07 Mars 2016
BRUKSEL (AA) - Ka filluar Samiti BE - Turqi në godinën e Këshillit të Bashkimit Europian. Në këtë Samit pritet të diskutohen hapat e hedhur deri më tani për zgjidhjen e krizës së refugjatëve, hapat që duhen hedhur më pas dhe integrimi i Turqisë në Bashkimin Europian, raporton Anadolu Agency (AA).
Në këtë Samit krahas Kryeministrit të Turqisë, Ahmet Davutoğlu marrin pjesë udhëheqësit e 28 vendeve të BE-së. BE-ja përmes këtij Samiti synon uljen drastike dhe të qëndrueshme të numrit të refugjatëve që tentojnë të kalojnë nga Turqia drejt Greqisë. Duke theksuar se në këtë drejtim është bërë një punë e mirë BE-ja do të kërkojë nga Turqia më shumë përpjekje.
Ripranimet -
Një tjetër kërkesë që BE-ja pritet ti parashtrojë Turqisë është ripranimi i refugjatëve ekonomikë ose dërgimi i tyre në vendet e origjinës.
BE-ja të marrë refugjatë në rrugë zyrtare -
Ndërkohë Turqia pritet të kërkojë nga vendet e BE-së të pranojë refugjatë direkt nga Turqia, në mënyrë që refugjatët të mos rrezikojnë jetët e tyre duke udhëtuar ilegalisht. Në këtë kuadër ka edhe një raport të Komisionit Europian. Nga ana tjetër ende nuk dihet numri i refugjatëve që mund të tërhiqen nga Turqia drejt vendeve të BE-së.
Një tjetër temë diskutimesh pritet të jetë edhe lëvrimi sa më parë i shumës prej 3 miliardë eurosh për projektet ndaj refugjatëve në Turqi.