Dejan Maksimoviç
28 Qershor 2016•Përditësim: 29 Qershor 2016
LONDËR (AA) – Alan Shearer, ish-sulmuesi i shkëlqyer dhe kapiten i ekipit kombëtar të Anglisë, pas disfatës kundër Islandës, tha se ishte paraqitja më e keqe e kombëtares që ai kishte parë ndonjëherë, raporton Anadolu Agency (AA).
Shearer duke komentuar humbjen me Islandën për BBC-në, u shpreh se anglezët ishin të paaftë taktikisht.
"Ishte paraqitja më e dobët e Kombëtares Angleze që kam parë ndonjëherë. Ekipi ka vepruar në mënyrë të paaftë taktikisht. Ishim jo-luftarak, nuk mendonim, të dobët në duele dhe tërësisht të pashpresë për 90 minuta. Mendova se edhe pas tre ndeshjeve në grup Anglia nuk ka luajtur mjaft mirë", ka pohuar Shearer.
Ai pastaj ju drejtua trajnerit Roy Hodgson: "Si ka mundur të marrë Jack Wilshere? Në ekip kishim lojtarë që nuk kanë merituar të jenë atje. Raheem Sterling nuk ka bërë asgjë. Mund të numërojmë më tutje. Këtu është edhe Harry Kane i cili gjithmonë ishte në krah. Lista është e pafund. Lojtarët tanë u dorëzuan kundër Islandës. Gjithë kohës kemi luajtur nën presion, prandaj u dorëzuan lojtarët, u dorëzua dhe menaxheri. Ai e futi Marcus Rashfordu, adoleshentin e Manchester United katër minuta, kurse ai bëri më shumë se gjithë të tjerët. Mendoj se jemi verbuar pas Premier Ligës. Mendojmë se është liga më e mirë në botë për talentet. Nuk është kështu. Plotësisht mbështetemi tek lojtarët dhe menaxherët e huaj. Ne nuk jemi aq të mirë sa mendojmë që jemi."
Islanda të hënën në mbrëmje mposhti Anglinë me rezultatin 2:1 në të tetën e finales të Kampionatin Evropian të Futbollit edhe pse anglezët të parët ishin në epërsi në minutën e katërt ku Wayne Rooney shënoi nga pika e bardhë.
Islanda në çerekfinale do të takohet me Francën më 3 korrik në "Stade de France", duke filluar nga ora 21:00.