Ayhan Şimşek
07 Mars 2016•Përditësim: 07 Mars 2016
BRUKSEL (AA) - Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu, në një prononcim për mediat pak para fillimit të Samitit BE - Turqi në Bruksel ka pohuar se: "Sporva përballë së cilës gjendemi jam i bindur që mund të zgjidhet me anë të një bashkëpunimi. Turqia është e gatshme të bashkëpunojë me BE-në. Turqia është e gatshme gjithashtu të jetë anëtare e BE-së me të drejta të plota", raporton Anadolu Agency (AA).
Duke nënvizuar se mes Turqisë dhe BE-së kohët e fundit janë shtuar takimet e zyrtarëve të lartë dhe se brenda pak muajve është duke u organizuar Samiti i dytë, Davutoğlu në vijim të fjalës së tij tha: "Vetëm ky Samit mund të tregojë qartë se sa e rëndësishme dhe e pazëvendësueshme është Turqia për BE-në. Në të njëjtën kohë ky Samit tregon gjithashtu se sa e rëndësishme është BE-ja për Turqinë".
Duke theksuar se mes BE-së dhe Turqisë duhet të ketë një bashkëpunim në shumë fusha, përfshirë këtu edhe krizën e refugjatëve Davutoğlu tha: "Jemi përballë shumë problemeve. Këto mund të gjejnë zgjidhje vetëm në kuadër të bashkëpunimeve. Duhet të shohim në tërësi pamjen e problemit. Jo vetëm kriza e refugjatëve, por e ardhmja e BE-së është mbi tavolinë. Në këtë kuadër duhet të jemi bashkëpunues".