Almir Terzic
15 Shkurt 2016•Përditësim: 15 Shkurt 2016
SARAJEVË (AA) – Kryesuesi i Presidencës së BeH-së, Dragan Çoviç në emër të Bosnje e Hercegovinës dorëzoi në Bruksel kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ministrit të Punëve të Jashtme të Holandës, Bert Koenders, vendi i të cilit ka kryesimin e radhës të BE-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Ceremonia solemne e dorëzimit të kërkesës së Bosnjë e Hercegovinës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, u mbajt në Bruksel, në godinën e Këshillit të BE-së.
“Duam që të gjithë fqinjët tanë t’i arrijmë në rrugën evropiane…Jemi të vetëdijshëm se para nesh ka shumë punë”, tha Çoviç, duke falënderuar për ndihmën zyrtarët evropianë. Në ceremoni morën pjesë edhe përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federica Mogherini dhe komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim Johannes Hahn.