Zeynep Tüfekçi
03 Nëntor 2015•Përditësim: 03 Nëntor 2015
RAMALLAH (AA) - Presidenti palestinez Mahmud Abbas uroi AK Partinë për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 1 nëntorit në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
"Abbas zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin Recep Tayyip Erdoğan, të cilin e uroi për fitoren e AK Partisë në zgjedhjet parlamentare", thuhet në noftimin e Presidencës.
Abbas në bisedën e tij me presidentin turk i uroi Turqisë siguri dhe stabilitet.