Mohamed Sabry Emam Muhammed
28 shtator 2015•Përditësim: 28 shtator 2015
KAJRO (AA) – Një gjykatë në Egjipt tha të hënën se nuk ka juridiksion të shqyrtojë paditë të cilat i bëjnë thirrje qeverisë së Egjiptit të shpallë Turqinë dhe Katarin “shtete sponsorizuese të terrorizmit”, raporton Anadolu Agency.
Paditë u përpiluan nga avokati egjiptian, Samir Sabri, i cili përpiloi një varg padish kundër Vëllazërisë Muslimane, grup nga i cili doli presidenti i rrëzuar dhe më vonë i burgosur Mohamed Morsi, si dhe kundër kanalit televiziv të lajmeve nga Katari, Al Jazeera, i cili u ballafaqua me akuzuat se përkrahë Vëllazërinë. Padia akuzon Ankaranë dhe Dohan zyrtare se mundësojnë strehë të sigurtë për “terroristët”, një referencë kjo për liderët e Vëllazërinë Muslimane të cilët kanë ikur nga përndjekja në Egjipt, dhe refuzimit që të ekstradohen atje
Sidoqoftë, gjykata për Masa Urgjente në Kajro, vendosi se nuk ka juridiksion të trajtojë këto dy çështje.
Marrëdhëniet e Egjiptit me Turqinë dhe Katarin janë përkeqësuar në mënyrë dramatike nga mesi i vitit 2013-të, atëherë kur ushtria rrëzoi dhe burgosi Morsin, presidentin e parë të Egjiptit të zgjedhur në zgjedhje të lira, pas vetëm një viti sa kishte shërbyer në cilësi të presidentit.
Turqia është nga ato pak shtete, që në mënyrë të hapur ka folur për marrjen e pushtetit në Egjipt nga ushtria në vitin 2013-të, e cila në atë kohë drejtohej nga Abdel-Fattah al-Sisi, i cili mori presidencën në mes të vitit 2014-të, me anë të një grusht shteti.
Marrëdhëniet Egjipt-Katar poashtu janë përkeqësuar në vitet e fundit për shkak të kundërshtimit të Katarit për rrëzimin e Morsit si dhe për mënyrën se si mbulohen zhvillimet në Egjipt nga ana e kanalit televiziv të lajmeve Al Jazeera, i cili emetohet nga Doha.