Kulturë

Shqipëri, shënohet Dita Ndërkombëtare e Kafesë Turke

Nën kujdesin e Institutit “Yunus Emre” Shkodër, është organizuar një aktivitet me qëllimin promovimin dhe prezantimin e kafesë turke, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve turke, institucioneve shqiptare dhe studentëve.

Fatjon Cuka  | 05.12.2025 - Përdıtësım : 06.12.2025
Shqipëri, shënohet Dita Ndërkombëtare e Kafesë Turke Foto: Instituti "Yunus Emre" Shkodër

Tiranë

Në Shqipëri është shënuar Dita Ndërkombëtare e Kafesë Turke, që shënohet më 5 dhjetor, transmeton Anadolu.

Nën kujdesin e Institutit “Yunus Emre” në Shkodër, është organizuar aktiviteti "Është koha të takohemi me traditën shekullore të kafesë turke", me qëllimin promovimin dhe prezantimin e kafesë turke.

Në aktivitet ishin të pranishëm drejtori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Oguzhan Sakoglu, përfaqësues të tjerë të institucioneve turke në Shqipëri, përfaqësues të institucioneve vendore, studentë, nxënës dhe qytetarë të Shkodrës.

Të pranishmëve në aktivitet u është shërbyer në ambientet e institutit kafe turke dhe ëmbëlsira tradicionale turke.

Çdo vit, më 5 dhjetor, shënohet Dita Botërore e Kafesë Turke, që u përfshi në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s në vitin 2013.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.