Emre Gürkan Abay
10 Nëntor 2017•Përditësim: 10 Nëntor 2017
MOSKË (AA) - Në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, janë ekspozuar për artëdashësit fotografitë e çmimeve fituese të konkursit ndërkombëtar të fotografisë "Istanbul Photo Awards 2017" i cili zhvillohet nga Anadolu Agency (AA).
Ekspozita "Istanbul Photo Awards 2017" e organizuar nën drejtimin e kryeredaktorit të publikimeve të lajmeve vizuale të AA-së, Ahmet Sel është hapur në sallën “Krassnaya Oktyabrskaya” në Moskë.
Në një fjalim në hapjen e ekspozitës Sel ka vënë në dukje se Rusia është një nga vendet ku janë zhvilluar aplikimet më të shumta në konkursin i cili ndryshe nga viti i kaluar nga 8 ka rritur në 10 kategoritë. Ai tha se "Për këtë arsye ne jemi shumë të kënaqur që kemi zhvilluar një nga ekspozitat tona këtë vit në Moskë".
Pasi ka rikujtuar se konkursin ndërkombëtar që zhvillohet prej 3 vitesh nga AA-ja këtë vit janë kryer 25 mijë aplikime, Sel tha se "Gjatë kësaj periudhe, janë dhënë çmime në vlerën prej 133 mijë dollarësh për 22 fotoreporterë nga 17 vende të ndryshme. Shumë fotoreporterë rusë gjithashtu kanë fituar çmime në konkursin tonë".
I pranishëm në këtë ekspozitë ka qenë edhe ambasadori i Turqisë në Moskë, Hüseyin Diriöz i cili ka bërë të ditur se të gjithë janë krenarë për AA-në e cila në shumë gjuhë, përfshirë edhe rusishten përçon zërin e Turqisë në të gjithë botën.
"Unë përgëzoj të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë organizim të suksesshëm të Anadolu Agency e cila është një organizatë kryesore mediale turke dhe e cila për 97 vite zhvillon denjësisht detyrën e informimit të opinionit duke ruajtur gazetarinë parimore dhe të përgjegjshme", tha Diriöz.
Në ceremoninë e hapjes ku të pranishëm ishin zyrtarë të Ambasadës së Turqisë në Moskë, anëtarë të mediave kombëtare dhe ndërkombëtare dhe përfaqësues të komunitetit turk.
Ekspozita ku Turkish Airlines dhe TIKA janë sponsorët zyrtarë të konkursit të fotografisë do të jetë e hapur deri më 19 nëntor.
Foto mbresëlënëse nga e gjithë bota
Fotoja e vitit në konkursin "Istanbul Photo Awards" këtë vit u zgjodh fotografia “Ikja nga DEASH-i”, e shkrepur në Irak nga fotoreporteri francez, Frederic Lafargue për Paris Match.
Ndërkaq, Aris Messinis zuri vendin e parë në kategorinë e “lajmeve seri” me fotografitë e titulluar “Vdekja në Mesdhe”, të shkrepur për Agjencinë France Press (AFP) dhe fotografia “Nën sipërfaqe” e Adam Pretty, e shkrepur për Getty Images u zgjodh si më e mira në kategorinë “teke të sportet”, kurse seria e fotografive nga Patrick Smith, gjithashtu për “Getty Images”, u përzgjodh më e mira në kategorinë e” fotografive seri në sport”.
Mary Gelman gjithashtu fitoi vendin e parë në kategorinë "portret në seri" me temë "Gratë viktima". Ndërsa në kategorinë "portret tek" juria nuk mundi të gjejë një vepër të denjë për këtë çmim.
Kemal Jufri u përzgjodh më i miri në kategorinë e “fotografive seri për natyrën dhe mjedisin” me fotografitë e titulluara “Ushqyerja e orangutanëve jetimë”, ndërsa fotografia “Fusha e golfit Papwa Sewgolum” nga Johnny Miller, e shkrepur në serinë e fotove për Millefoto, u përzgjodh fotografia më e mirë në kategorinë e “fotografive teke për natyrën dhe mjedisin”.
Juria i dha çmimin “Fotoreporteri i Ri” më i mirë me fotografinë “Stërvitja e rrugës në Gaza” fotoreporterit të pavarur, Hosam Salem nga Gaza.
Afërsisht 25 mijë fotografi nga e gjithë bota ishin pjesë e aplikimit për garën në të cilën u renditën tre vendet e para pas vlerësimit të bërë në kategoritë e fotografive teke dhe seri të fotografive me temë lajm, sport, portret, natyrë dhe mjedis.