Kulturë

Kameramani i AA-së fiton çmimin e parë në Palestinë

Filmi i shkurtër prej 4 minutash i emërtuar "Kthimi", i përbërë nga pamjet të cilat Dahlan (31) i ka xhiruar gjatë protestave të "Marshit të Kthimit të Madh" në Gaza, fitoi çmimin e parë

Said İbicioğlu, Esat Fırat  | 05.08.2018 - Përdıtësım : 06.08.2018
Kameramani i AA-së fiton çmimin e parë në Palestinë

Gaza

GAZA (AA) - Kameramani i Anadolu Agency (AA) në Gaza, Muhammed Dahlan, ka fituar çmimin e parë në garën e organizuar nga shoqatat palestineze të medias, për filmin e shkurtër të tij "Kthimi".

Filmi i shkurtër prej 4 minutash i emërtuar "Kthimi", i përbërë nga pamjet të cilat Dahlan (31) i ka xhiruar gjatë protestave të "Marshit të Kthimit të Madh" në Gaza, fitoi çmimin e parë.

Në film marrin pjesë momentet kur palestinezët janë qëlluar nga ushtarët izraelitë si dhe disa skena nga gazetari Yasir Murteca i martirizuar më 8 prill.

Dahlan, në deklaratën e tij tha se filmi i tij përmban pjesëmarrjen e gjithë palestinezëve në protestat e "Marshit të Kthimit të Madh" në Gaza.

Ai thotë se me anë të filmit dëshiron që t'i tregojë komunitetit botëror dhe ndërkombëtar se si Izraeli trajton demonstruesit paqësor dhe civilë, i vret ato me qëllim dhe shkakton të mbeten të invalidë. "Edhe pse protestat e palestinezëve që dëshirojnë të kthehen në tokat që janë nën pushtim janë paqësore, Izraeli e përdor metodën e vrasjes me dashje dhe plagosjet për të lënë invalidë", tha ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın