Kulturë

Priten turistët me "vallet turke" dhe "ritualin Sema"

“Rituali sema”, që është një prej karakteristikave kryesore për njohjen e kulturës Mevlevi, gjatë 10 viteve po prezantohet së bashku me një ekspozitë në këtë qendër

Andaç Hongur  | 01.08.2018 - Përdıtësım : 04.08.2018
Priten turistët me "vallet turke" dhe "ritualin Sema" Foto: Şebnem Coşkun / AA

Stamboll

STAMBOLL (AA) - ANDAÇ HONGUR

Në atmosferën historike të Qendrës së shfaqjeve dhe të aktiviteteve brenda hamamit 548 vjeçar Hocapaşa, që ndodhet në lagjen Sirkeci të Stambollit, shfaqet ekspozita që reflekton kulturën Mevlevi, e cila së bashku me shfaqjen “sema” dhe koreografitë e valleve moderne të rajoneve të ndryshme të Turqisë ofron një festë vizuale për valledashësit, si dhe për turistët që vijnë në Stamboll nga çdo vend i botës.

Në hamamin Hocapaşa, i cili shtë ndërtuar në vitin 1470 dhe më pas është restauruar, pjesa poshtë kupolave të rinovuara që në vitin 2008 përdoret si Qendra kulturore për shfaqje dhe aktivitete, e cila me shfaqje të valleve dhe ekspozita shërben për kulturën dhe turizmin e Turqisë.

“Rituali sema”, që është një prej karakteristikave kryesore për njohjen e kulturës Mevlevi, gjatë 10 viteve po prezantohet së bashku me një ekspozitë në këtë qendër. Në ekspozitë mund të vërehet edhe kutlura semazen (rrotullim i sufive), filozofia e Mevlanës, si dhe aksesorët e përdorura nga semazenët dhe mjetet muzikore dhe pajisjet e Mevlevive.

Përveç ekspozitës, gjatë ritualit hapet edhe një pjesë pesë minutëshe e dokumentarit në lidhje me “ritualin sema” dhe për vizitorët ofrohet një broshurë e cila njofton për kulturën Mevlevi në 11 gjuhë.

Me këtë, para “ritualit sema” ata të cilët e vizitojnë ekspozitën dhe e analizojnë broshurën, e kuptojnë shumë më mirë këtë ritual.

Ndërsa në shfaqjen e valleve turke të quajtur “Ritmi i Valles”, me një koreografi moderne kryhet shfaqja e valleve të gërshetuara si ato të periudhës osmane, atyre të rajoneve të ndryshme të Anadollit, si dhe të valleve orientale e të shfaqjeve ritmike.

Disa javë më parë u mbajt shfaqja e parë e këtij programi. Ky program mundëson që audienca në një atmosferë historike të përjetojë momente të bukura me pamje të projektuara me video prej 360 shkallësh, si dhe me muzikë, koreografi dhe kostume shumëngjyrëshe, të gjitha të përgaditura nga muzikantët dhe koreografët e kësaj qendre.

“Ata të cilët e shetisin ekspozitën, e kuptojnë më mirë ritualin”

Në një intervistë për Anadolu Agency (AA), drejtori i përgjithshëm i Qendrës së shfaqjeve dhe aktiviteteve Hocapaşa, Kemal Çakırgöz, tha se hamami në vitin 2008 është dizajnuar si një qendër e kulturës dhe ka përfituar një funksion të tillë.

“Filluam me ekspozitën e kulturës së valleve në Turqi dhe me shfaqje të ritualit sema. Për momentin rituali sema së bashku me ekspozitën e përbëjnë një koncept të përbashkët. Në ekspozitë po tregohet kultura e semazenit, semazenët, Mevlana, filozofia e Mevlanas, aksesorët e përdorura nga semazenët, mjetet muzikore të Mevlevive dhe pajisjet që mbaheshin gjithmonë me vete nga semazenët. Ata të cilët e shëtisin ekspozitën e kuptojnë shumë më mirë ritualin kur të hyjnë brenda”, tha ai.

Çakırgöz njofton se në këtë qendër nga viti 2013 deri në vitin 2015 prezantohej një shfaqje e valles teatrale “Trëndafili i Bardhë”, duke shtuar se shfaqja e valleve turke që nga viti 2010 e deri më tani në këtë qendër po shfaqet nga 3 ditë në javë.

Çakırgöz po ashtu tregon se përveç valleve të rajoneve të ndryshme të Turqisë, në këtë qendër ka shfaqje të cilat përfshijnë edhe vallet turke të cilat prezantohen me një koreografi të valleve moderne dhe atyre orientale.

“Ky është vendi i vetëm i cili në një objekt historik bën shfaqjen e valleve turke dhe të ritualit të vërtetë sema. Së bashku me ambientin e saj historik, kjo formon një koncept shumë të bukur. Njerëzit kur vijnë këtu ndjehen shumë të lumtur dhe ndahen të kënaqur nga ky vend”, tha Çakırgöz.

Sipas tij, në përgjithësi këtë qendër e vizitojnë turistët nga shtetet perëndimore, por gjatë 2-3 viteve të fundit në masë të madhe kanë filluar që të vijnë edhe turistët nga Kina, India, Pakistani, Indonezia dhe nga Lindja e Mesme.

Duke bërë të ditur se sezoni i turizmit në Stamboll zakonisht përjetohet gjatë muajve prill-maj dhe shtator-tetor, Çakırgöz tha se, “Turistët perëndimor në të vërtetë përbëjnë objektivin tonë kryesor, mirëpo kjo zbrazëtirë ka filluar të mbushet dalëngadalë nga turistët nga lindja. Vitin e ardhshëm i gjithë kapaciteti jonë do të arrijë në pikën e duhur. Vitin e kaluar ne ofronim vetëm 3-4 shfaqje në javë, kurse këtë vit çdo ditë kemi ritual sema dhe 3 ditë shfaqje të valleve turke”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.