Kulturë

Presidenti Erdoğan rizgjidhet kryetar i AK Partisë

Kryetari i Kongresit, Mehmet Ali Şahin, ka njoftuar se sipas rezultateve nga 1.457 delegatë kanë votuar 1.381, nga të cilat 1.380 vota ishin të vlefshme dhe 1 ishte e pavflefshme

Aynur Ekiz, Sinan Uslu, Mümin Altaş  | 18.08.2018 - Përdıtësım : 19.08.2018
Presidenti Erdoğan rizgjidhet kryetar i AK Partisë

Ankara

ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, rizgjidhet si kryetar i AK Partisë (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim) me 1380 vota, duke marrë të gjitha votat e vlefshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Ka përfunduar votimi i kryesisë së AK Partisë në Kongresin e 6-të të zankonshëm të kësaj partie, i cili u mbajt në Sallën e Sporteve të Ankarasë.

Kryetari i Kongresit, Mehmet Ali Şahin, ka njoftuar se sipas rezultateve nga 1.457 delegatë kanë votuar 1.381, nga të cilat 1.380 vota ishin të vlefshme dhe 1 ishte e pavflefshme.

Şahin, ka njoftuar se presidenti Erdoğan duke marrë të gjitha 1.380 votat është rizgjedhur kryetar i përgjithshëm i Partisë AK.

Po ashtu me të njëjtin votim është përcaktuar edhe Bordi i Drejtues dhe ai ekzekutiv i Partisë. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın