Can Erözden
17 Prill 2020•Përditësim: 17 Prill 2020
Një ish-lojtar i klubit anglez të futbollit Leeds United, Norman Hunter, sot ka vdekur si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
"Leeds United është i shkatërruar kur mësoi për vdekjen e legjendës së klubit Norman Hunter në moshën 76-vjeçare", bëri të ditur klubi në mediat sociale.
Leeds në faqen e klubit tha se ish mbrojtësi i Anglisë, Hunter, ka qenë në spital javën e kaluar për koronavirusin, por ai vdiq sot në mëngjes.
"Ai ka lënë një vrimë të madhe në familjen e Leeds United. Trashëgimia e tij nuk do të harrohet kurrë dhe mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e Norman në këtë kohë shumë të vështirë", shtoi klubi.
Hunter pjesën më të madhe të karrierës së tij e kaloi në Leeds, duke luajtur për klubin anglez midis viteve 1962 deri 1976.
Ai e ndihmoi Leeds-in të fitojë titullin e ligës angleze në vitin 1969 dhe 1974.