Bakir Tiro
17 Prill 2020•Përditësim: 18 Prill 2020
Në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) deri më sot nga koronavirusi janë infektuar 1.199 persona, ndërsa si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 46 prej tyre, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Çështjeve Civile të BeH-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Janë testuar 15,751 qytetarë. Nën mbikëqyrjen e tanishme janë 11,786 persona. 320 njerëz janë shëruar.
Në enitetin e Federatës së BeH-së, 28 persona kanë humbur jetën, ndërsa 681 janë infektuar, nga 8.492 të testuar. Nën mbikëqyrje momentalisht janë 6.146, ndërsa janë shëruar 84 shëruar.
Në entitetin e Republikës Sërpska janë regjistruar 16 raste të vdekjes. Të sëmurë nga COVID-19 janë 500 persona, në mesin e të testuarve 6.994. të shëruar janë 234.
Në distriktin Bërçko dy persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Janë testuar 265, prej të cilëve pozitiv janë 18. Nën mbikqyrje momentale janë 926 persona.