Turqia, Koronavirusi

Turqi, rritet numri i rasteve me koronavirus

"Deri më tani kemi 18 raste të konfirmuara", u shpreh ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca

Mehmet Tosun  | 16.03.2020 - Përdıtësım : 16.03.2020
Turqi, rritet numri i rasteve me koronavirus

Ankara

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, tha se numri i rasteve me koronavirusin e ri (Covid-19) deri më tani në Turqi është rritur në 18, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ai informoi në lidhje me Covid-19 në vendin e tij nëpërmjet një postimi në Twitter.

"Deri më tani kemi 18 raste të konfirmuara", u shpreh ministri.

Koca më tej tha se nga rastet e identifikuara 7 janë nga Evropa ndërsa 3 nga SHBA-të.

"Çdo rast i konfirmuar, çdo izolim është siguri për të gjithë ne", tha Koca.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın