Islam Doğru
27 Mars 2020•Përditësim: 28 Mars 2020
Numri i të infektruarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në SHBA ka arritur në 86,012, ndërsa vdekjet nga ky virus në 1.301, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i rasteve të infektuara dhe fatale po rritet dita ditës në SHBA, ndërsa për nga numri i të infektuarve ky vend ka tejkaluar Kinën dhe Italinë dhe tani është vendi i parë në botë me më shumë raste të infektuara.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, 16.815 të tjerë janë infektuar në 24 orët e fundit dhe 255 persona kanë vdekur.
Nga virusi më së shumti është prekur New Yorku dhe New Jersey. New Yorku i cili ka një popullsi prej 8.5 milion nga dje ka regjistruar rritje prej 6.107 duke e çuar numrin e përgjithshëm në 39.140.