Koronavirusi

Spanjë, mbi 9 mijë punonjës të shëndetësisë të infektuar me koronavirus

Numri është afërsisht 15 për qind e gjithsej 64.059 rasteve të infektuara në Spanjë, ndërsa është rritur ndjeshëm ditët e fundit

27.03.2020 - Përdıtësım : 27.03.2020
Spanjë, mbi 9 mijë punonjës të shëndetësisë të infektuar me koronavirus Foto: AA/Arhiv

Madrid

Shërbimi i tensionuar rëndë shëndetësor në Spanjë ka 9.444 punonjës të infektuar me COVID-19, një shifër që Amnesty International thekson se është më e larta në mesin e vendeve të prekura nga sëmundja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri është afërsisht 15 për qind e gjithsej 64.059 rasteve të infektuara në Spanjë, ndërsa është rritur ndjeshëm ditët e fundit.

Punonjësit shëndetësorë spanjollë janë shprehur se kanë mungesa serioze të materialeve themelore mbrojtëse, siç janë maskat, dorezat. Spitalet janë plot dhe po afrohen pikës së kulmit në shumë qytete.

Zyrtarët spanjollë të shëndetësisë theksojnë se po bëjnë çmos për të marrë materiale për të gjithë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın