Mutlu Demirtaştan
06 Maj 2020•Përditësim: 06 Maj 2020
Klubi futbollistik francez Paris Saint-Germain (PSG) dhuroi 100.000 euro për një organizatë humanitare në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin nga klubi thuhet se për të mbështetur luftën kundër COVID-19, PSG i ka dhuruar 100.000 euro organizatës ndërkombëtare humanitare "Aksioni Kundër Urisë".
"Në këtë periudhë të vështirë hapësira e gjerë e Aksionit Kundër Urisë është më e rëndësishme se kur", tha kryetari i klubit Nasser Al-Khelaifi.